Kreu i PD, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK për masën “Detyrim paraqitje”, denoncoi arratisjen e Endri Fugës. Sipas Berishës, Fuga është thirrur nga prokuroria lidhur me një rast për restorantin në pronësi të tij, por është larguar.
“A dini gjë ku është Endri Fuga? Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? U thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.”
Ai shtoi se një deklaratë kundër tij, e publikuar më 4 mars, ishte e porositur nga vetë Fuga dhe e mbështetur nga KLGJ.









