Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit, duke e cilësuar Anagnostin si një figurë të rrallë të artit, kulturës dhe jetës publike shqiptare.
“Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por ai do jetojë në krijimet dhe trashëgiminë e tij të ndritur”, shkruan Berisha.
Ai përfundon mesazhin duke përcjellë ngushëllimet më të ndjera në emër të tij dhe të Partisë Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e Anagnostit në jetën artistike dhe politike të vendit.









