Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku ishte për masën “detyrim paraqitje”, vazhdoi akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, të cilën e quajti “fytyra e vërtetë e drejtësisë sorosiane” dhe akuzoi kryeministrin Rama dhe KLGJ-në për mbrojtje politike ndaj saj.
“Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini mbrojnë delinkuenten Irena Gjoka. Kërkova dorëheqjen e saj për konflikt interesi, pasi ishte shkarkuar nga KLD në 1996, por ajo refuzoi. KLGJ, me urdhër politik, vazhdoi ta mbrojë atë, duke firmosur marrëveshje korruptive me taksapaguesit amerikanë.”
Ai gjithashtu përmendi raportin e gazetës greke “Ta Nea” për dëbimin e Gjokës nga Greqia, që sipas tij u injorua nga qeveria dhe KLGJ.