-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama u shpërfytyrua pasi Trump goditi Sorosin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shkëputur tre momente për të analizuar nga fjala e kryeministrit Edi Rma që sipas tij trondit samitin e Bledit!

“Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni. Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”

Momenti i dytë është mashtrimi i radhës:

Rama në fjalën e tij vazhdoi: “Sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.” Një mashtrim i paskrupullt, sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë ai, por edhe Kryetar Parlamenti e President i vendit. Duket se mohimi i vizitës në Moskë lidhet me funksionet që mban vëllai i tij me nënë ruse në elitën ushtarake të Putinit.

Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike. Kështu, në fjalën e tij Ramaduro shtoi: “Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj që Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.”

Ndaj dhe sipas tij, Europa Paqe nuk duhet të pyesë se çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për paqen, mbasi Europa është vetë paqja, dhe sipas kësaj logjike, ata përtej oqeanit nuk janë paqja, dhe se Rusia nuk është Europë, apo edhe se dy luftërat botërore kanë filluar në bregun tjetër të Atlantikut. Miq, kjo këshillë mesa duket lidhet me shpërfytyrimin e tij psikologjik pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Trump” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit