Policia e Korçës ka zbardhur plotësisht sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr.1, ku disa persona u konfliktuan fizikisht dhe me mjete të forta. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve hetimore, janë arrestuar 10 shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, konflikti nisi për shkaqe banale dhe dyshohet se disa nga të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.
Të arrestuarit janë:
Dritan Pino, Petrika RopiIlir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti, Kristi Lamçe
Ndaj tyre rëndojnë disa akuza, përfshirë “plagosje me dashje”, “shkatërrim prone”, “prishje të qetësisë publike” dhe “deklarim i rremë para policisë”.









