-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatja e 21-vjeçares në Korçë: Të gjitha rastet e ngacmimit nga mjeku të dalin në dritë

Kryesoret

Rasti i denoncimit të një mjeku në Korçë për abuzim seksual ka ngjallur shqetësim të madh në publik, duke nxjerrë në pah probleme të mundshme në kontrollin e profesionistëve shëndetësorë në sistemin spitalor.

Avokatja e 21-vjeçares që raportoi incidentin, Refxhei Tola, ka bërë të ditur se ndaj mjekut kanë mbërritur edhe denoncime të tjera për raste të ngjashme, disa prej të cilave datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është vetëm një vit më parë.

Ajo theksoi rëndësinë e veprimit të të resë dhe bëri thirrje për reagim të menjëhershëm të drejtësisë, duke apeluar gjithashtu tek të gjitha gratë dhe vajzat që mund të kenë qenë viktima të abuzimeve për të denoncuar rastet e tyre.

“Ky nuk është një rast i izoluar. Janë paraqitur shumë denoncime, disa prej të cilave datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është vetëm një vit më parë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një praktikë të përsëritur, gjë që e rëndon edhe më shumë situatën. Falënderoj vajzën që mori guximin të flasë, sepse ngjarje të tilla duhet të diskutohen hapur. Apeloj që drejtësia të reagojë dhe të japë shembullin, ndërsa ne do të mbështesim të gjitha denoncimet e tjera, duke garantuar anonimatin e plotë për viktimat,” tha avokatja Tola.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit