Rritja e vlerave barike pritet të sjellë një përmirësim të kushteve të motit në territorin shqiptar. Sipas parashikimeve, dita do të nisë me mot të qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet shfaqja e vranësirave të lehta, kryesisht në zonat malore të veriut dhe juglindjes, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, duke luhatur nga 13°C në mëngjes deri në 30°C në mesditë. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 40 km/h nga lindja, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.









