Java e dytë në Serie A solli një surprizë të madhe në “San Siro”, ku Interi u mposht 1-2 nga Udinese, pavarësisht kalimit të hershëm në avantazh me Dumfries.
Miqtë përmbysën gjithçka me golat e Davis dhe Atta, duke i shkaktuar zikaltërve humbjen e parë të sezonit.
Ndërkohë, Juventusi mori një fitore minimale 0-1 në transfertë ndaj Genoas, falë një goli me kokë të Dusan Vlahovic në minutën e 73-të.
Bardhezinjtë kryesojnë me pikë të plota pas dy javësh.
Në ndeshjet e tjera, Lazio dominoi Veronën 4-0, ndërsa Torino dhe Fiorentina ndanë nga një pikë pa gola.