Kreu i spitalit provincial në Asadabad, Dr. Muladad, ka shpallur gjendjen e emergjencës pas mbërritjes masive të të plagosurve nga tërmeti që goditi Afganistanin.
Ai tha se çdo pesë minuta po mbërrin një pacient dhe se spitali është tejmbushur, duke detyruar shumë të plagosur të shtrihen në tokë për mungesë shtretërish.
Sipas tij, vetëm në spitalin e Asadabad janë pranuar 188 të plagosur, ndërsa rreth 250 të tjerë janë dërguar në provincën fqinje Nangarhar.
Deri tani, katër trupa të pajetë janë sjellë në këtë spital, por numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë të vdekur janë dërguar në klinika të tjera.
/5pyetjet.al