Në Shkodër u arrestua 44 vjeçari Gentian Gjuhca pasi u kap duke ndezur zjarr në oborrin e subjektit që ai menaxhon, duke shkaktuar ndotje të ajrit në lagjen “Bahçallëk”.
Ky veprim rrezikoi shëndetin e banorëve dhe mundësinë e përhapjes së flakëve në zona të tjera.
Për këtë rast po hetohet për ndotje të ajrit, menaxhim të paligjshëm të mbetjeve dhe fshehje të të ardhurave.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të marrin masa të ashpra ndaj çdo rasti të ngjashëm.









