Belgjika do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork njoftoi ministri i Jashtëm belg Maxime Prévot.
Ky hap bëhet në koordinim me vende të tjera si Franca dhe Kanadaja, si pjesë e një përpjekjeje për rivendosjen e zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme.
Prévot theksoi se njohja nuk do të bëhet përpara lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe që lëvizja islamiste nuk do të ketë rol në administrimin e territoreve palestineze.
Belgjika gjithashtu do të vendosë sanksione ndaj Izraelit, duke përfshirë ndalimin e importit të produkteve nga vendbanimet në territoret e pushtuara dhe kufizime në fluturime që përdorin infrastrukturën belge.