Në dy javët e fundit reparti i pediatrisë në spitalin rajonal të Beratit është mbushur me fëmijë të prekur nga virozat dhe çrregullimet gastro-intestinale.
Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku bën me dije se çdo ditë shtrohen 10-15 fëmijë, kryesisht në moshën 0-3 vjeç, me simptoma si dhimbje barku, të vjella dhe diarre.
Sipas mjekut, rritja e këtyre rasteve është pasojë e temperaturave të larta dhe lagështirës së shtuar gjatë 10-ditëshit të fundit të gushtit, si dhe ndryshimeve klimatike.
Përveç virozave ka pasur edhe disa raste intoksikacionesh, të cilat kanë prekur fëmijët më të rritur.