Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën 4 shtator ora 10:00 për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi në lidhje me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Seanca do të mbahet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
Relatore do të jetë Lutfije Celami, ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
PD kundërshton vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar, duke pretenduar për shkelje të rënda ligjore gjatë procesit zgjedhor.








