Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka postuar pamje nga lirimi i hapësirave publike.
Rama lajmëron se së shpejti do të vendosen kushte të reja për karriget jashtë që kufizojnë hapësirën publike.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.