Një 55-vjeçar serb është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë.
Gjatë verifikimeve në bashkëpunim me autoritetet gjermane përmes Interpol Tiranës, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz-it në Gjermani.
Ai akuzohet për evazion fiskal si dhe për përfitim të kundërligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të të tjerëve, me masë sigurie “arrest në burg”.
Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet gjermane, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.