Një operacion është zhvilluar në fshatin Junake të komunës së Zveçanit.
Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë nga Policia Kufitare ka zbuluar një arsenal armësh të fshehura brenda një gypi metalik në pyll.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani ka bërë me dije se janë gjetur një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë për gjueti si dhe municion për to.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë përkatëse, përfshirë Hetimet Rajonale dhe ekipin për Asgjësimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), të cilët kanë sekuestruar armët e gjetura.








