Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që në mars të vitit të kaluar.
Ai po vuan një dënim me 9 vjet burg për përdhunimin e një gruaje shqiptare në një klub nate në Milano, Itali në vitin 2013. Shumica e gjyqtarëve të Gjykatës mbështetën dënimin me burgim në një gjyq virtual, që përfundoi të premten.
Vota e vetme në favor të lirimit të ish-lojtarit u hodh nga gjyqtari Gilmar Mendes. Sipas tij, Robinho mund të arrestohej në Brazil vetëm pasi të kishin përfunduar të gjitha apelet kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë.








