Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, deklaroi se Aleanca po punon “ditë e natë” për të parandaluar ndërhyrje të ngjashme në sistemet GPS pas incidentit gjatë fluturimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbi Bullgari.
Incidenti ndodhi të hënën kur sinjali GPS u ndërpre pranë qytetit të Plovdivit duke detyruar pilotin të ulte avionin përmes navigimit tokësor dhe hartave të printuara.
Zyrtarë evropianë dyshojnë se ndërhyrja mund të ketë ardhur nga Rusia.
Rutte theksoi se NATO i trajton me serioz këto kërcënime hibride dhe se siguria ajrore është prioritet.
BE konfirmoi se një hetim i plotë mbi ngjarjen është në zhvillim.









