-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ballë Gjermanisë/ Çunat kuqezinj: Do të futemi mentalitet fituesi

Kryesoret

Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti kanë folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.

Kundërshtarët? – Besoj që dy ndeshjet që do i zhvillojmë do jenë shumë të forta, sepse kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania dhe Zvicra.

Jemi në formë secili lojtar, sepse vijmë me minuta të shumta nga ekipi dhe besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv.

Objektivi? – Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren.

Atmosfera brenda ekipit? – Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj që do dalim patjetër me një rezultat pozitiv. Është ndeshje e fortë dhe është mirë për ne që të kemi mbështetje nga tifozët.

Një nga risitë e trajnerit Bushi në këtë grumbullim, Adi Kurti u shpreh i lumtur për ftesën dhe vlerësoi nivelin e kundërshtarëve. Ai theksoi se Shqipëria do të futet me mentalitet fitues në fushë dhe i bëri thirrje tifozëve në Elbasan për të mbështetur Kombëtaren U-21.

Si e prite ftesën nga Kombëtarja U-21? – Jam shumë i lumtur për ftesën nga profesor Bushi. Isha shumë i lumtur kur mora vesh që do të jem me Kombëtaren U-21. Është një kohë e gjatë që e prisja dhe kam punuar fort për këtë ftesë.

Gjermania dhe Zvicra? – Zvicra dhe Gjermania janë dy Kombëtare të nivelit botëror që gjithmonë kanë prodhuar futboll shumë të mirë dhe kualitativ. Por ne do të futemi gjithmonë me mentalitet fituesi, sepse edhe ne jemi një Kombëtare që jemi në rritje, që mund t’i bëjmë dëm çdo ekipi.

Atmosfera brenda skuadrës dhe a ke një thirrje për tifozët? – Jemi mirë me njëri-tjetrin, po mundohemi të njihemi avash-avash sepse disa jemi të rinj. Atmosfera është shumë pozitive.

I bëj një thirrje tifozëve, të gjithë tifozave të Elbasanit që të vijnë dhe të na mbështesin sepse do të jetë një ditë e bukur për Elbasanin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit