Mesditën e sotme një sulm me thikë ka ndodhur në qytetin francez të Marsejës, ku janë plagosur disa persona. Policia ka qëlluar për vdekje edhe agresorin e dyshuar.
Të paktën një nga pesë viktimat e raportuara u dërgua në spital në gjendje kritike, sipas mediave lokale.
Incidenti ndodhi në tarracën e një restoranti në Bouches-du-Rhône, në lagjen e parë të Marsejës.
Autori i dyshuar thuhet se ishte i njohur për autoritetet lokale, por motivi për sulmin mbetet i paqartë.








