Deputetja Jorida Tabaku akuzon qeverinë për krizën ekonomike dhe mungesën e drejtësisë sociale.
Sipas saj, treguesi i besimit ekonomik për gushtin ra ndjeshëm, me ulje në industri, shërbime dhe konsum.
“Këto nuk janë thjesht shifra, por tregues të një realiteti ku shqiptarët po humbasin besimin – tek ekonomia, tek mundësia për një jetë më të mirë, tek e ardhmja në këtë vend.”
Tabaku thekson se shumica po paguan taksa të larta, ndërsa buxheti favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin, duke çuar në humbjen e besimit të qytetarëve për një të ardhme më të mirë.