Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal ka deklaruar direkt nga grumbullimi me Spanjën se ka një ëndërr, fitim e Topit të Artë. Ai uron që një ditë ta fitojë atë.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën do të ishte i pabesueshëm, dhe individualisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë – kushdo që thotë të kundërtën gënjen.
Të jesh atje në moshën 18 vjeçare është diçka për t’u vlerësuar dhe shpresojmë që të ndodhë”, tha Yamal.