Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Një makinë tip Benz ka dalë nga ruga dhe ka përplasur dy persona.
Si pasojë të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.