Një 27-vjeçar grek është arrestuar për vrasjen e Artur Bashimit, 47-vjeçar shqiptar, më 18 gusht në Athinë.
Sipas hetimeve, i riu ka pranuar se ekzekutoi Bashimin për 15,000 euro, por ka mohuar të njohë urdhëruesin dhe motivet e vrasjes, duke thënë se porosia erdhi nga brenda burgjeve.
Vrasja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou, ku autori qëlloi viktimën me armë zjarri nga një motor.








