-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi, të largohet urgjentisht nga gjykimi i Metës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat deklaroi se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim. Blushi tha se gjyqtarja ka përdorur pesë mbiemra, si dhe ka kërkuar që të largohet nga gjykimi ndaj Ilir Metës.

“Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.”, u shpreh Blushi.

Ai ka publikuar edhe dokumentin e dënimit të gjyqtares Gjoka në Greqi. Gjithashtu Blushi kërkon që të largohet urgjentisht nga çështja ndaj Metës.

“Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që Irena Gjoka të largohet urgjentisht nga çështja, përndryshe ky proces nuk do të njihet kurrë si proces gjyqësor, por ashtu sikundër është një proces fund e krye politik i montuar nga Edi Rama, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i orentuar nga Altin Dumani, që kanë marrë përsipër të vënë në jetë misionin ogurzi të asgjesimit të pluralizmit politik dhe demokracisë në vend, ç’ka kurrë nuk do lejohet që të ndodhë.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit