-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E caktoi shorti/ Irena Gjoka vendos fatin e Ilir Metës

Kryesoret

Irena Gjoka është gjyqtarja që do të ketë në dorë dosjen ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza. Meta përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe falsifikimit të vulave dhe stampave.

SPAK i ka njoftuar akuzat Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndërsa pas hedhjes së shortit pritet që gjyqtarja Gjoka do e kalojë ose jo për gjykim dosjen e SPAK.

Gjoka do të vlerësojë hetimet e kryera nga Prokuroria Speciale, provat dhe faktet që pretendohet që janë në dosje, për të vendosur më pas nëse do të kalojë për gjykim, do e rikthejë për hetime të mëtejshme apo do të mbyllë çështjen.

Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimeve paraprake edhe në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha lidhur me atë që njihet si dosja ‘Partizani’.

Gjoka është përballur me një seri akuzash nga Berisha, ndërsa firmosi masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit