-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet libri i ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin në Kosovë

Kryesoret

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar figurën e regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti, duke hapur librin e ngushëllimeve pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se humbja e Anagnostit është një goditje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

“Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët dhe populli shqiptar kanë humbur një prej korifejve të artit tonë, një regjisor të shkollës së vërtetë kinematografike. Ai ishte një mjeshtër i punës me aktorët dhe një artist që shpaloste karakterin e plotë të shqiptarëve nëpërmjet filmave të tij. Me veprat e tij, ai zbërthente jetën shqiptare në të gjitha ngjyrat dhe arriti t’i transmetonte ato shkëlqyeshëm publikut,” tha Malaj.

Dhimitër Anagnosti mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i njohur për filmat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh. /Kosovapress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit