Ditën e sotme qytetraët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit për të kundërshtuar thirrjet në ushtri të dhjetëra mijëra rezervistëve për një ofensivë që është dënuar ndërkombëtarisht. Kjo ka nxitur frikën në Izrael se mund ti rrezikojë pengjet që ende po mbahen në Rripin e Gazës.
Protestuesit e akuzojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij se nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje armëpushimi.
“Duhet të ndërmarrim veprim ekstrem që të na kujtojë dikush. Nuk ka shtet që i braktis qytetarët e vet”, tha Yael Kuperman, një protestuese pranë Knessetit, për transmetuesin publik izraelit Kan.