Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka shprehur se Unioni nuk po e përdor forcën e saj politike në Gazë.
Kallas ka thënë se po dështojnë që të përdorin fuqinë e përbashkët gjeopolitike në Gazë. Ajo ka shprehur se BE është donatori i madh humanitar dhe mbështetës i palëkundur ndaj zgjidhjes me dy shtete.
“Evropa ka qenë lojtari më aktiv në këtë front në botë, ditë pas dite. Kam promovuar ndihmën për të arritur ata që kanë nevojë të madhe dhe kam aplikuar ndikim politik aty ku mundemi. Kam hapur kanale diplomatike me Izraelin, sepse nuk mund të arrijmë askund nëse nuk flasim.
Bashkimi Evropian është donatori më i madh humanitar dhe mbështetësi i palëkundur i Autoritetit Palestinez dhe zgjidhjes me dy shtete; ne kemi ndihmuar më shumë se çdo aktor tjetër ndërkombëtar.
Por kjo nuk mjafton për të ndryshuar situatën në terren, dhe ka zhgënjim që nuk kemi qenë në gjendje të përdorim fuqinë tonë gjeopolitike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Gaza sepse na mungon uniteti. Evropa mund ta shfrytëzojë plotësisht forcën e saj si një fuqi gjeopolitike vetëm kur veprojmë së bashku”, ka shprehur Kallas.


 
                                    





