Në një paradë ushtarake mbresëlënëse, Kina prezantoi armë të reja si lazerë luftarakë, raketa balistike bërthamore dhe dronë gjigantë nënujorë.
Presidenti Xi Jinping deklaroi se Kina është “e pandalshme” dhe nuk do të frikësohet nga askush.
Ngjarja u ndoq nga 26 liderë botërorë, përfshirë Vladimir Putinin dhe Kim Jong Unin, duke shënuar takimin e parë të përbashkët mes tre liderëve.
Parada dha sinjale të qarta për ambiciet ushtarake të Pekinit, veçanërisht ndaj Tajvanit. Nga SHBA, Presidenti Trump reagoi ashpër në rrjetin Truth Social, duke akuzuar Xi-në, Putinin dhe Kim-in për një “komplot” kundër Amerikës.
/5pyetjet.al








