-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrabandë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Korbliq të Kaçanikut. Ditën e djeshme policia kufitare ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes kombi, të dyshuar për kontrabandë.

I dyshuari nuk iu bind urdhrave dhe gjatë ndjekjes ka goditur një veturë zyrtare të policisë, e cila është rrokullisur jashtë rrugës. Si pasojë, tre policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por pas trajtimit në spitalin e Gjilanit janë liruar.

Ndërsa automjeti i dyshuar është gjetur i braktisur pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, i ngarkuar me mall të kontrabanduar, i cili është konfiskuar nga Dogana.

Sasia e mallrave të sekuestruara përfshin:270,000 copë cigare “Grand” (13,500 kuti), 1,600 kg fara kungulli të pjekura, 460 kg fara luledielli të pjekura, 100 kg fara braziliane, 40 kg ananas të tharë, 20 kg banane të thara dhe 113.4 kg brusnica të thara.

Sipas vlerësimeve, mallrat kapin vlerën prej rreth 23,794 € deri 29,877 €.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit