-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivuan 2 milionë euro kanabis në Skoci, dënohen me burg 3 shqiptarët në Britani

Kryesoret

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.

Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.

Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.

Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit