Ditën e enjte në orën 18:00 do të luhet takimi mes Shqipërisë dhe Gjilbraltarit. Në konferencën e sotme për shtyp me trajnerin Sylvinho doli edhe mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla.
Ai tha se kanë patur kohë që të përmirësojnë disa gjëra dhe po mendojnë për ndeshjen e radhës.
“Kemi patur kohë për të përmirësuar disa gjëra. Për momentin po mendojmë për miqësoren me Gjibraltarin, më pas do mendojmë për Letoninë. Unë jam gati për Shqipërinë, kombëtarja para të gjithave. Unë jam në dispozicion të trajnerit, ekipit. Të shikojmë se çfarë do zgjedhë trajneri”, tha Kumbulla.