Policia e Librazhdit ka nisur procedim penal ndaj një mjeku 69-vjeçar, me inicialet A.I., i cili akuzohet për veprën penale “neglizhencë në trajtimin mjekësor”, pas vdekjes së pacientit Marko Disha, 52 vjeç.
Kallëzimi është bërë nga mbesa e të ndjerit, e cila pretendon se mjeku ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, i cili u gjet i rrëzuar pranë rrugës që të çon në spital dhe ndërroi jetë më 31 gusht 2025.