Të enjten, më 4 shtator, do të mbahet procesi i tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Më shumë se 90 përfaqësues të partive do të marrin pjesë në këtë proces, i cili, sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të jetë i hapur dhe transparent, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha subjektet.
Subjektet politike janë njoftuar zyrtarisht për këtë aktivitet. Fushata zgjedhore do të nisë më 13 shtator dhe do të përfundojë në orët e para të 12 tetorit, pak para hapjes së qendrave të votimit.
/5pyetjet.al