Përmbytje të mëdha kanë prekur shtetin verior indian të Punjabit, ku të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354 000 të tjerë janë prekur. Rreth 20 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat e ulëta dhe të prekura nga përmbytjet.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë Sutlej, Beas dhe Ravi të shtetit në nivele të rrezikshme, duke vënë në rrezik qindra zona të ulëta.
Gjithashtu, raportohet se shumë rezervuarë po i afrohen kapacitetit të plotë.
Në operacionet e shpëtimit po punojnë rreth 35 helikopterë dhe më shumë se 100 anije janë vënë në shërbim.