-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Furnizimi i ujit sipas standarteve të BE-së

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit se fragmentimi i mëparshëm i sistemit në 58 ndërmarrje ishte një “katastrofë e vërtetë”.

Ai shtoi se reforma kërkon përgjegjshmëri dhe masa konkrete për të siguruar shërbime cilësore dhe krahasueshmëri me standardet e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

“Fragmenti i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e krijimit të Operatorit kombëtar të ujit. Ai tha se reforma e ujit kërkon përgjegjshmëri dhe shërbime.

“Ne jemi të përkushtuar dhe kemi shumë pika të kuqe për t’u kthyer në pika jeshile. Dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve në BE. Është e mundshme, por kërkon masa, reformë dhe përgjegjshmëri. Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të aftë në pika të ndryshme të territoreve, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e shëndetshme të operatorit kombëtar të prodhimit të ujit dhe shpërndarjes së furnizimit”, tha më tej Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit