Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke theksuar rëndësinë e biodiversitetit dhe turizmit natyror.
Ai vuri në dukje se vëzhgimi i shpendëve po bëhet një nga aktivitetet më të dashura për turistët vendas dhe të huaj.
“Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë të vallëzimeve të bukura të natyrës,” shkruan Rama.