Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri thirrje Hamasit që të lirojë menjëherë pengjet e mbajtura në Gaza. Trump i paralajmëroi se “gjërat do të ndryshojnë me shpejtësi”.
“I bëj thirrje Hamasit që MENJËHERË t’i kthejë të 20 pengjet (Jo 2, 5 apo 7!), dhe gjërat do të ndryshojnë me shpejtësi. DO TË PËRFUNDOJË!”, shkroi Trump në rrjetet sociale, Truth Social.
Në Gaza janë marrë rreth 250 pengje pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Gjithashtu Izraeli ka vrarë gati 64,000 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023.