Forcat izraelite kanë avancuar deri në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës, një nga zonat më të populluara të qytetit.
Gjatë operacioneve janë shkatërruar shtëpi dhe kampe të palestinezëve të zhvendosur prej luftës që vazhdon prej dy vitesh.
Rreth 70-80 mijë banorë janë larguar nga qyteti në ditët e fundit, përfshirë mijëra vetëm gjatë fundjavës, pavarësisht përpjekjeve të Hamasit për të ndaluar largimin e civilëve.
Në një zhvillim tjetër, administrata izraelite në Bregun Perëndimor ka shpallur 45 hektarë tokë pranë avanpostit Havat Gilad si “tokë shtetërore”, duke mundësuar ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite.
Kjo tokë më parë konsiderohej tokë administrative palestineze, por nuk ishte pronë private e regjistruar.