Sot u hap zyrtarisht debati me tryeza diskutimi mbi ndryshimet në Kodin e ri Penal. Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Draftit të Kodit të ri Penal, Arben Rakipi listoi disa nga veprat penale që pritet që të depenalizohen, por ngriti pyetje edhe për çështje të tjera, mes tyre pirjen e alkoolit në publik, që do të thotë edhe në lokale, pasi një ambient i tillë është publik.
LIVE-Debati për Kodin Penal/ Rakipi: Të dënohet shpifja, por jo prostitucioni
“Nëse kriminaliteti, ky është një pozicionim që krijon ndikim, influencë, në drejtësi, atëherë çështja që lidhet me depenalizimin duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar, që përveç atyre provokimeve që thashë, kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese apo unanime, këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik mund të jetë një test që të verifikohet nëse ky penalizim është i drejtë apo jo.
LIVE-Debati/ Manja: Kodin Penal e bëri Arben Rakipi, miratohet në fund të 2026
Nuk bëhet fjalë për populizëm, sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkoolit në publik etj, që janë çështje të thjeshta në pikëpamjen ligjore, por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme. Ka edhe çështje të tilla që kërkojmë të depenalizojmë siç është eutanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare”, tha Rakipi.