-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kreu i organizatës kriminale të Soros në Shqipëri është Ramaduro!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook publikoi një video shoqëruar me akuza ndaj George dhe Alex Soros, si dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se “sistemi i reformës në drejtësi i Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan dhe kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta edhe në Shqipëri”.

Ai theksoi se presidenti i SHBA ka shpallur me aktin RICO George dhe Alex Soros si organizatë kriminale të mirëfilltë, duke shtuar se “kjo organizatë nuk është vetëm kombëtare, por ndërkombëtare, dhe në Shqipëri është e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, të pasuruar me miliona euro”.

Berisha akuzoi se produktet mafioze të kësaj organizate shtrihen në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke përmendur rastin e Altin Dumanit, të cilin rikujtoi si u dekorua pas arrestimit të tij nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të cilin e quajti “anëtar të organizatës kriminale të Sorosit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit