-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon dosjen dhe takimin Rama-McGonigal: “Mundësi të shumta”

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) publikoi raportin e investigimit të tij për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili u shpall fajtor dhe u dënua në fund të vitit të kaluar.

McGonigal u dënua për një sërë akuzash duke përfshirë lidhjet e tij me oligarkë rusë të sanksionuar dhe fshehje të udhëtimeve në Shqipëri. Në raportin e investigimit përmenden edhe për lidhjet me “Personin A” (i identifikuar si shqiptari Agron Neza) dhe “Personin B” (i identifikuar si ish-zyrtari shqiptar Dorian Duçka).

Gjithashtu tregohen edhe udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Edi Rama. Në raport huhet se gjatë vitit 2017, Dorian Duçka organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama në vendin tonë.

“Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mesazh një fotografi të tij me Kryeministrin një miku personal dhe i dërgoi një mesazh një miku tjetër personal se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste “mundësi të shumta”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit