Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim pesë persona.
Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte e me sende të forta një 31 vjeçar.
I lënduari ndërkohë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e pesë personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.









