Qeveria po rrit presionin për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar. Për 2025 ka shumë kthime. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur. Mert Sayim shpesh qarkullon nëpër aeroportet në NRW, kryesisht në Dyseldorf. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qendrojnë në Gjermani.
Sayim punon në Shërbimin e Kishës Evangjeliste si referent për refugjatët, migrantët dhe integrimin e tyre. Puna e tij është që të vëzhgojë në vend realizimin e dëbimeve dhe të dokumentojnë mënyrën se si trajtohen të prekurit ose nëse ka ndonjë sheklje gjatë procedurës. Ai nuk e di saktë numrin e kthimeve. Nga 13.000 kthime që ka pasur më 2022 çdo vit numri ka qenë në rritje dhe më 2024 janë kthyer mbi 20.000.
Nga Gjermania për në Shqipëri më 2024 janë kthyer mbi 1.000 azilkërkues, në Maqedoninë e Veriut gati 1.400 vetë, ndërsa në Gjeorgji mbi 1.800 persona. Në vitin 2025 kurba është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në gjysmën e parë të këtij viti janë dëbuar 12.000 vetë. Sayim do të ketë edhe shumë punë, për të dokumentuar nëse njerëzit i kthejnë sipas ligjeve apo kundër vullnetit të tyre. Përshtypjet ndonjëherë edhe të dhimbshme, që krijon ai nga situata të ndryshme, dokumentohen rregullisht dhe publikohen./ DW









