-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti sot me vranësira të dendura dhe shtrëngata

Kryesoret

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht nga orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonat malore, në intervale shumë të shkurtra kohore, reshjet do të marrin formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites, reshjet do të izolohen kryesisht në relievet malore, duke shënuar një ndërprerje graduale të tyre në orët e mëvonshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor dhe në lugina, era do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 13 m/s. Sa i përket kushteve detare, pritet një valëzim i lehtë deri mesatar me forcë 1–3 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit