-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

Kryesoret

Vazhdon ‘dushi i ftohtë’ për bashkitë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në takimin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të kontribuojë me një pemë të mbjellë në zonë. Për situatën e krijuar fajësoi policinë bashkiake.

Këto janë pak a shumë ato që kisha për të thënë dhe patjetër që gjithë kjo histori ndërtimesh dhe zhvillimesh pa leje, sjell si nevojë edhe një reformim të inspektorateve të policive. Policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen, duhet të kthehen në shërbime bashkiake, por me standarde dhe me kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, apo nga Universiteti sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme që të vazhdojë kështu, dhe nuk do vazhdojë kështu ashtu sikundër, edhe gjithë përpjekja për këtë që e quajta qëndisje të fustanit të Shqipërisë, do të vazhdojë duke përmirësuar nga pikëpamja infrastrukturore dhe plazhet patjetër, siç po bëjmë në Durrës ku kemi një projekt që do të jetë shumë mbresëlënës me zgjerimin e plazhit të Durrësit, duke marrë nga deti një sipërfaqe prej 100 metrash plus në thellësi dhe me një riarredim të plazhit ku do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet thjesht një arsye për tu keqardhur”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit