Mbrëmjen e së mërkurës, një nga atraksionet më të njohura të Lisbonës, tramvaji Glória, doli nga shinat dhe u përplas. Si pasojë humbën jetën 16 viktima.
Zyra e prokurorit publik të Lisbonës ka njoftuar se janë identifikuar kombësitë e 8 prej viktimave, nga 16 që janë në total.
Të identifikuarit janë pesë portugezë , dy koreano-jugorë dhe një zviceran. Zyra e prokurorit njoftoi se po vijon puna për identifikimin e 8 viktimave të tjera.