Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se “askush nuk duhet të shpresojë që Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës”. “Mos mbani shpresa për këtë, kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi presidenti serb.
“Unë e kam refuzuar pjesën e tyre politike që nuk kishte lidhje me ekonominë. Ata nuk kanë zbatuar asnjë marrëveshje, por problemi im nuk është me ta. Kjo ishte një marrëveshje ekonomike dhe ata nuk e kanë respektuar”, tha presidenti serb.
Vuçiç tha se administrata amerikane pas ardhjes së Joe Biden ka tentuar të promovojë marrëveshje të tjera, duke lënë anash atë të Brukselit. “S’do të mund të ndodhë ashtu.
Do të duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Në të kundërtën, ajo që po shohim është vetëm përdorim i dhunës dhe forcës së pastër”, deklaroi presidenti serb.









