Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takur me homolugun kinez. Vuçiç i ka thënë televizionit shetëror serb se do të blinte armë kineze për sigurinë e vendit të tij, ku përfshihen avionë dhe helikopterë modernë.
Serbia, sipas tij nuk synon që të sulmojë askënd, por po e forcon ushtrinë e saj në një kohë që këtë po e bëjnë edhe shtetet e tjera të rajonit.
“Ushtria serbe është mjaft e fortë për të penguar çdo agresion të mundshëm nga fqinjët. Nuk ishte rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe nuk e bënë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Pse po na detyroni të pretendojmë se jemi më budallenj se ç’jemi? Ne nuk jemi budallenj që nuk e kuptojmë pse e bëtë këtë.”, ka thënë Vuçiç.